VIDEO/ Zjarr pranë pallatit në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Një zjarr ka rënë në një biznes, pranë një pallati në qendër në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë në rrugën e Barrikadave të 9-katëshet, në kryeqytet. Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.