Putin bisedë telefonike me Erdogan/ Presidenti turk: Në kontakt me të gjitha palët për të ndaluar përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, konfirmoi Kremlini. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Putin dhe Erdogan diskutuan situatën në Lindjen e Mesme.