“Mbahet me gozhdë. Rrezikohen banorët e zonës”, Aulon Kalaja denoncon gjendjen e urës në fshatin Sukth-Vendas
Aktivisti Aulon Kalaja ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të një ure në zonën e Ishmit, përmes një denoncimi në rrjetet sociale, duke theksuar rrezikun që u kanoset çdo ditë banorëve dhe veçanërisht fëmijëve.