“Edi Rama mashtroi shqiptarët për naftën”, Berisha: Po fsheh dështimin, nuk ka asnjë investitor të madh në Shqipëri
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nëpërmjet një videomesazhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me çmimet e naftës dhe rolin e bordit, duke theksuar se rritja e fundit tregon ndikim të drejtpërdrejtë.