“Jam punonjës i IKMT, AKU…” Mashtroi 35 biznese, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë. Përfitonte 600 € për çdo rast
Një 26-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi ka mashtruar 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme. Policia bën me dije se i riu prezantohej si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj.